Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, duke shkaktuar një situatë problematike në zonë. Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër ka reaguar këtë mbrëmje duke deklaruar se ende zjarri vijon të jetë aktiv, i favorizuar nga kushtet e erës, ndërsa situata po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll operacional nga strukturat në terren.