Kryetari i Komunës së Koçanit, Lupço Papazov, ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë së një dite më parë, kur 59 persona humbën jetën e 155 të tjerë u lënduan nga zjarri që shpërtheu në një klub nate për shkak te mjeteve piroteknike të përdorura aty. Papazov theksoi se kërkon nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke nënvizuar ne letrën e tij të dorëheqjes se mosveprimi është gjithashtu përgjegjësi.