Zjarri në Kashnjet, Lezhë vijon të jetë aktiv, kryesisht në zonën e fshatit Rras, ku një sipërfaqe pyjore ende është e përfshirë nga flakët. Terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa vatra. Për këtë arsye, forcat e Armatosura po punojnë me pompa dore për izolimin e flakëve.