Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Njësinë Administrative Gjegjan në Pukë, ku flakët kanë përfshirë dy fshatrat, Gojan i Madh dhe Gojan i Vogël. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, situata paraqitet më problematike në fshatin Gojan i Vogël, ku flakët janë afruar pranë zonës së banuar. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e vështirësuar situatën dhe ndërhyrjen për izolimin e flakëve.