Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një zjarr i rënë në ambientet e një magazine ka shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e një tjetri. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 08:00, flakët kanë përfshirë ambientin ku gatuhej për punonjësit e subjektit me administrator shtetasin S. M. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombule gazi.