Operacioni për shuarjen e zjarrit në Drenie, në bashkinë Patos, vijon nga toka, me angazhimin e forcave zjarrfikëse dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa operacioni mbështetet edhe nga një autoambulancë ushtarake, e vendosur në gatishmëri për çdo rast emergjence.