Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa, të ndihmuara nga era e fortë, po përparojnë me shpejtësi. Dyshohet se flakët kanë përfshirë edhe disa banesa, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe bimesine përreth. Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre. Era e fortë vijon të favorizojë përparimin e zjarrit dhe rindezjen e vatrave, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për zjarrfikësit.