Dy raste zjarrvënieje janë zbardhur në Fier, ndërsa një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër shtetas është proceduar penalisht. Policia ndërhyri pas shfaqjes së disa vatrave të zjarrit në fshatrat Daullas dhe Kreshpan, ku dyshohet se zjarret u shkaktuan nga djegia e shkurreve dhe mbetjeve, duke dalë më pas jashtë kontrollit dhe duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi. Fier/ Zbardhen dy raste zjarrvënieje, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.