Një zjarr i madh pyjor ka detyruar autoritetet spanjolle të evakuojnë disa zona pranë qytetit të Toledos, rreth 75 kilometra në jug të Madridit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, shërbimet e emergjencës dërguan alarme në telefonat celularë të banorëve, duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga zonat më të rrezikuara.