Një 76 vjeçar nga Greshica humbi jetën tragjikisht mesditën e së dielës, teksa u përpoq të fikte zjarrin që ndezi për te djegur mbeturinat bimore në tokën e tij. Sipas policisë së Fierit, Nazif Cenaj nuk arriti të mbante në kontroll zjarrin dhe në përpjekje për ta fikur, teksa flakët u përhapën në nje territor të gjerë, ka ndërruar jetë. Ekspertë të kriminalistikës po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e shkakut të vdekjes se 76 vjeçarit, ndërkohë që zjarri në Greshicë ka prekur një territor të gjerë me ullishta. Zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës së zjarrit.