Zjarrvënësit e tregut të rrobave të përdorura janë zbuluar nga policia e shkodrës. Në bashkëpunim me drejtorinë vendore edhe nën drejtimin e prokurorisë u zbardh ngjarja e ndodhur dje në lagjen Ndoc Mazi me dëme të shumta materiale. Nga hetimet e dokumentimi ligjor i ngjarjes rezultoi se ishin dy të mitur të moshës 9 vjeç që teksa ishin duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin… Flakët morën përmasa shkatërrimtare, duke vështirësuar daljen e banorëve të zonës ndërkohë që 5 shtëpi u dogjën, rreth 25 njesi tregtare u shkrumbuan dhe 8 persona u transportuan në spital per ndihme pas bllokimit nga tymi. Sipas pushtetit vendor ky ishte zjarri me i madh i regjistruar ndonjëherë në qytetin verior. Ky bilanc i zjarrit masiv që perfshiu tregun pranë sheshit “Isa Boletini” në Shkodër, e të gjitha materialet proceduriale i kaluan Gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës për veprime të mëtejshme.