Zjarri vijon të mbetet aktiv edhe në zonën Panahor-Ngraçan, ku forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë ditës për të kufizuar përhapjen e flakëve. Me rënien e natës, operacioni është ndërprerë përkohësisht dhe do të rifillojë në orët e para të mëngjesit.Vatra në Panahor-Ngraçan nuk është vënë ende nën kontroll dhe vijon të përfshijë sipërfaqe me bimësi.