Top Channel/ Zjarret, situatë kritike në Dibër. 20 vatra zjarri në mbarë Shqipërinë, 7 ende aktive
30/08/2026 22:53

I gjithë territori i Shqipërisë u përfshi nga një valë e re zjarresh në fundjavë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në vend janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri. Prej tyre, 7 vatra mbeten ende aktive, 3 janë vendosur nën mbikëqyrje, ndërsa pjesa tjetër është izoluar. Një ushtri e tërë e forcave emenrgjente ndodhet në terren, ku janë angazhuar 284 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, të mbështetur nga 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Situata më e rënduar operacionale paraqitet në qarkun e Dibrës, ku janë përqendruar edhe forcat më të mëdha. Vetëm në vatrën e Sllatinës po operojnë 91 forca në përpjekje për të rrethuar flakët. Ndërkohë, në Vajkal operacioni vijon me 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të ushtrisë. Gjendja mbetet problematike edhe në Lundre të Matit, ku është dashur ndërhyrja nga ajri e një helikopteri të FA-së për të shmangur përhapjen, si dhe në Ballenjë të Martaneshit, ku zjarri po konsumon një zonë të mbrojtur me biodiversitet të lartë.EFEKTE Në qarkun e Tiranës, vëmendja kryesore është zhvendosur në Malin e Dajtit, në aksin drejt Qafë-Priskës. Aty po punohet pa ndërprerje me një koordinim mes 15 zjarrfikësve, 9 forcave të Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) dhe 20 efektivëve ushtarakë, të cilët po mbështeten edhe nga një helikopter nga ajri për të izoluar vatrën përpara se të përfshijë sipërfaqe të tjera pyjore. Në qarkun e Durrësit, konkretisht në Zallë të Fushë-Krujës, një vatër zjarri e riaktivizuar gjatë pasdites së të dielës ka vënë në lëvizje strukturat vendore. Në juglindje të vendit, në Qafën e Lugut në Vithkuq të Korçës, një vatër zjarri po djeg një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Për shkak të terrenit jashtëzakonisht të thyer malor dhe pamundësisë teknike për të ndërhyrë gjatë orëve të natës, strukturat kanë vendosur që kjo vatër vetëm të monitorohet përgjatë orëve në vijim, për të rinisur operacionin e shuarjes në mëngjes. Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen në mbikëqyrje.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19