Evropa vijon përballjen me zjarret, si pasojë e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë këtë verë gjithë kontinentin. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, këtë vit në Evropë janë djegur tashmë 576 mijë hektarë, një sipërfaqe dy herë më e madhe se Luksemburgu. Pavarësisht rënies së temperaturave, të dhënat treguan se pjesë të mëdha të Evropës perëndimore, jugore dhe qendrore janë ende në rrezik të lartë nga zjarret.