Gjatë gjithë natës ka vazhduar beteja e zjarrfikësve me flakët, për shuarjen e zjarrit të madh që ka shpërthyer në bashkinë e Ierápetras, në lindje të Kretës që nga pasditja e djeshme. Zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, ka sqaruar se ka disa fronte, pasi erërat arrijnë deri në 9 ballë, duke krijuar vorbulla që shpërndanin zjarrin në vatra të reja dhe duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.