Top Channel/ Zjarret, qetësohet situata! Në të gjithë vendin ka 11 vatra aktive, por pa rrezik
05/09/2026 22:47

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra, 11 prej të cilave vijojnë të jenë aktive. Qindra forca operacionale, mjete zjarrfikëse dhe efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren, ndërsa operacionet po mbështeten edhe nga helikopterë dhe avionë për shuarjen e flakëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike në disa zona të Fierit, Shkodrës, Matit dhe Dajtit. “Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve. Gjatë ditës janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë fikur. Në operacione janë angazhuar 587 forca operacionale vendore, 52 automjete zjarrfikëse, si dhe 550 efektivë dhe 7 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Mbështetja ajrore është realizuar me 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor. Situatat kryesore: * Fier – Drizë/Radostinë, Vadhizë, Peshtan dhe Levan: vatra vijon aktive. Janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 FP dhe 104 forca ushtarake, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 1 Air Tractor. * Shkodër – Bardhaj: zjarri mbetet aktiv. Në operacion janë 5 automjete zjarrfikëse, struktura vendore dhe mbështetje nga FA me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter. * Mat – Lundre dhe Madhesh, operacioni mbështetet edhe nga 30 efektivë të FA. * Himarë – lagjja “1 Maji”: zjarri është fikur pas një angazhimi të gjerë me 26 automjete zjarrfikëse, forca vendore, policore e vullnetare dhe 183 efektivë, 2 zjarrfikëse dhe 2 ambulanca dhe 2 helikopterë të FA. Raportohen 6 banesa të djegura, prej tyre 3 të banuara, dhe 36 persona të evakuuar. * Dajt: vatra vijon aktive, me 30 forca vendore dhe 50 efektivë të FA të angazhuar. Qinami mbahet nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Vatra aktive raportohen gjithashtu në Vajkal, Mallunxë–Lis, Gallatë, Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, Krastë të Elbasanit, Iballë dhe Krepse, ndërsa vijon mbikëqyrja në disa zona të tjera. Në Mavrovë të Selenicës dhe në malin “Partizan” në Berat, zjarret janë fikur. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16