Zjarret që po përfshijnë Spanjën po marrin përmasa alarmante, me sipërfaqe të tëra pyjore të shkrumbuara dhe dhjetëra vatra ende aktive. Deri tani këtë vit, vendi ka regjistruar katër herë më shumë zjarre të mëdha se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa flakët kanë djegur mbi 100 mijë hektarë tokë, një sipërfaqe që përkon me mesataren vjetore të dekadës së fundit.