Dhjetëra pemë ullinjsh janë shkrumbuar nga zjarri që ka përfshirë paraditen e sotme fshatin Panajë të Vlorës. Qarku i Vlorës llogarit një bilanc të rëndë, për sa i përket dëmeve që kanë shkaktuar zjarret, që përfshinë vendin këtë verë. Janë djegur qindra hektarë shkurre e pyje, ndërkohë që punonjësve zjarrfikës iu deshën mbi dy javë beteja nga toka dhe ajri për të neutralizuar vatrat aktive, si ato që rrezikuan parkun kombëtar të Llogorasë.