Top Channel/ “Zjarret nga pakujdesia”, MZSH Lezhë: Shumica e problemeve vijnë nga gabimet njerëzore
08/07/2026 12:22
Temperaturat e larta dhe era kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në qarkun e Lezhës. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë regjistruar disa vatra, kryesisht në zona me shkurre dhe pyje, duke angazhuar për orë të tëra forcat zjarrfikëse.