Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, së bashku me prefekten e Qarkut Berat, znj. Valbona Zylyftari, ndoqën nga afër situatën në terren. Efektivët e Forcave të Armatosura dhe forcat zjarrfikëse vijojnë angazhimin për përballimin e zjarrit, të mbështetur nga ajri nga helikopterët hungarezë.