Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Riban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan trifoni, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë kurorat e pishave, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur drejt fshatit Rriban në Mallakastër, ku një zjarr i përmasave të mëdha vijon prej orëve të mëngjesit.