Gjysma e parë e korrikut ishte një periudhë e mbushur me tension për Qendrën Koordinuese të Reagimit Emergjent (ERCC) në Bruksel, pas sezonit të zjarreve të nisur furishëm këtë vit në Europë. Brenda vetëm 8 ditësh, katër shtete anëtare – Franca, Italia, Sllovenia dhe Spanja – kërkuan ndihmën e bllokuar në betejën e tyre me zjarret shkatërruese, duke e çuar në pesë numrin e aktivizimeve të qendrës së urgjencës për zjarret pyjore këtë vit.