Zjarret e fuqishme vijojnë të mbajnë në alarm Amerikën e Veriut, Evropën dhe Ballkanin, të ushqyera nga nxehtësia, thatësira dhe erërat. Në Shtetet e Bashkuara raportohen 88 zjarre të mëdha të pakontrolluara, ndërsa evakuime ka edhe në Kanada, Spanjë, Francë e Gjermani. Greqia regjistroi mbi 50 vatra brenda 24 orëve.