Disa zona në Greqi janë përfshirë nga flakët ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mijëra njerëzve, përfshirë edhe turistë. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, e ka ndjekur nga afër këtë situatë në zonën e Megaras. Në raportimin e tij minutë pas minute, ai ka bërë me dije se flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit, teksa tashmë kanë filluar të përfshijnë edhe banesat e zonës.