Qindra zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret në Gjermaninë lindore dhe Republikën fqinje Çeke, ndërsa rajonet turistike dhe zonat e banuara janë boshatisur. Një zjarr gjigant është përhapur me shpejtësi këtë të martë në Brandenburg. Pyjet me pisha të thata shtojnë fuqinë e flakëve ndërsa puna e ekipeve vështirësohet nga prania e municioneve të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. Shtatë zjarrfikës janë plagosur, ndërsa 300 njerëz nga fshatra të ndrsyshëm janë evakuuar. Një fermë është djegur dhe disa kafshë kanë ngordhur. Pamjet: AFP