Lufta me shuarjen e zjarreve në Greqi është duke vazhduar, ku për shkak të erërave të forta flakët po përhapen gjithnjë e më shumë, duke djegur dhjetëra shtëpi. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe i cili ka raportuar live nga zona e Manivrit, ka treguar momentin kur shtëpi të tëra po digjen nga zjarri, ku sipas tij, është një pamje tragjike dhe e tmerrshme. Në një moment shihen banorët që i drejtohen shtëpive të djegura, por zjarrfikësi i ndalon, pasi mund të rrezikojnë jetën.