Pavarësisht se jetojnë në një prej qyteteve më të ftohta të vendit, për një pjesë të banorëve të Korçës 29 shkurti ishte dita e fundit e dimrit. Besimtarët ortodoksë e kremtojnë ditën e Verës në datën 1 mars ndaj një mbrëmje më parë në lagjet e qytetit ndizen zjarret, ndërsa në shtëpi përgatitet kulaçi i ëmbël i cili shoqërohet edhe me fiq të thatë e plot gatime të tjera.