Top Channel/ Zjarret dogjën 1225 hektarë pyje, KE: Kapacitetet shpesh mbingarkohen
13/08/2026 20:45

Harta e zjarreve në pyje përgjatë 7 muajve të 2026, pa përfshirë gushtin, të llogaritura nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në sipërfare të prekura mbi 1 ha, rezulton të jetë në të gjithë Shqipërinë 1255 ha. Qarku më i dëmtuar deri tani është Vlora me 466 ha sipërfaqe të dëmtuar. Ndërsa muaji korrik kryeson me vatrat më aktive si dhe marsi. Mbyllja e verës po duket më sprovuese për Shqipërinë, që po përballet me zgjerimin e flakëve dhe vështirësisë së menaxhimit të zjarreve, duke sjell një situatë të përsëritur si në gushtin e një viti më parë. Kapaciteti kombëtar është i pamjaftueshëm kur flakët përhapen në shkallë të gjerë. Ky është një nga përfundimet që arrin raporti i Komisionit Europian për 2025, ku konstatohet se Shqipëria ka frekuencë të lartë në kërkesat për ndihmë ndërkombëtare nga Bashkimi Europian. “Kapacitetet e reagimit të Shqipërisë shpesh mbingarkohen, veçanërisht në rastin e zjarreve, duke rezultuar në kërkesa më të shpeshta për ndihmë ndaj Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”. Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka nevojë të rishikojë planet e emergjencës dhe të përmirësojë infrastrukturën e paralajmërimit të hershëm. Gjithashtu kërkon që qeveria shqiptare të zhvillojë kapacitetet operative. Ndër të tjera, KE i lë detyrë Shqipërisë që të rregullojë komunikimin me qendrën e emergjencave civile në Bruksel për përballimin e krizave. Vendi duhet të krijojë lidhjen me Shërbimet Trans-Europiane të Telekomunikacionit midis Administratave (TESTA) si parakusht për t'u lidhur me Sistemin e Përbashkët të Komunikimit dhe Informacionit të Emergjencave (CECIS), së bashku me një përdorim më të mirë të Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave të Komisionit. Për 2026, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipërisë deri në fund të vitit do i shtohen 3 avionë zjarrfikës. Si dhe punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, me vendim të këshillit të ministrave do të përfitojnë nga 20% deri në 50% të pagës për cdo orë shtesë në shërbim, ku nuk mund të tejkalojnë më shumë se 200 orë në vit.

Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56
Top Channel/ Bypassi, Tirana pa trafik. Aksi 21 km lidh dy autostradat, Rama: Çliron kryeqytetin
06/11 15:53
Top Channel/ Ardit Gjebrea, 2 orë në SPAK. Pyetet nga Ols Dado për një pjesë të dosjes Veliaj
06/11 15:46
Top Channel/ Gjyqtarët: Ndal sulmit nga politika. Raporti i KE, magjistratët duan zgjidhje për pagat
06/11 15:44
Top Channel/ Berisha thërret protestën e tretë. PD kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet vendore
06/11 15:40
Top News- Magjistratët reagojnë pas raportit të KE: Zbatoni rekomandimet, ndalni presionet ndaj nesh
06/11 15:38
Top News – Veliaj mesazh me AI: Edhe në Hënë të më internoj do vazhdoj të punoj për Tiranën
06/11 15:33