Top Channel/ Zjarret aktive në 2 qarqe, 5 vatra aktive në Tiranë dhe Dibër, në terren 481 forca
29/08/2026 12:29

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, janë raportuar 34 vatra zjarri. Prej tyre, pesë mbeten aktive, ndërsa dy të tjera janë nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar gjithsej 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë vënë në dispozicion edhe 105 efektivë të Forcave të Armatosura, dy automjete zjarrfikëse të FA-së, tre helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vatrat aktive janë përqendruar në qarqet Tiranë dhe Dibër. Në Malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, pas riaktivizimit të tri vatrave. Në operacion janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Në qarkun Dibër vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi. Në Vajkal po punojnë 61 forca operacionale, mes të cilave 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Në Sllatinë janë angazhuar 78 forca, ndërsa në Komsi operacionit i janë bashkuar edhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas raportimeve nga terreni, asnjëra prej këtyre vatrave nuk përbën rrezik për zonat e banuara. Në qarkun e Elbasanit, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje. Edhe në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat dhe banorët. Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan operacione të konsiderueshme edhe në Tërbaç dhe Vranisht të Himarës. Për shuarjen e flakëve u angazhuan forca tokësore, dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Ndërhyrje pati gjithashtu në Xhyrë të Librazhdit, ku, krahas forcave në terren, u angazhua edhe një helikopter i Forcave të Armatosura. Vatrat në Tërbaç, Vranisht dhe Xhyrë janë deklaruar të fikura. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po e ndjek në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19