Disa vatra zjarri vazhdojnë të mbeten aktive në vend për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë dhe erës që fryn në ato zona. Ekipet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke bërë të mundur shuarjen e pothuajse disa prej tyre por ka shumë të tjera që janë në zonë të vështira dhe të reja janë ndezur edhe gjatë kësaj të hëne. Ka vazhduar gjatë gjithë natës zjarri në malin e Kostenjës në Librazhd, i cili është vënë në kontroll vetëm pas disa orësh.