Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e sotme kodrat e Ksamilit, duke shkaktuar alarm në komunitet dhe ndërhyrje urgjente nga shërbimet e emergjencës. Flakët shpërthyen rreth orës 19:30 dhe përhapja e tyre u përshpejtua nga era dhe bimësia e thatë.