Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vendin tonë duke thënë se ka vatra aktive edhe në veri të vendit. Të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar në Gjirokastër pas punës së palodhur të efektivëve të FA dhe punonjësve të bashkisë, shërbimit pyjor si dhe forcave zjarrfikëse. Kujtojmë se një ditë më parë u shënua viktima e parë në vend në një fshat të Gjirokastër, ku 64 vjecari u gjet i djegur pasi u përpoq të shuante flakët në banesën e tij.