Prej 24 orësh një zjarr i fuqishëm ka rënë në shkurret dhe pyjet, në afërsi me pikën kufitare të Gerçanit në Bashkim të Shkodrës. Flakët po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta dhe situata vazhdon të përkeqësohet. Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa tha se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikëse dhe 5 efektivë të repartit. Por, megjithatë situata sa vjen e bëhet alarmante