Pas disa orësh luftë me flakët forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur të shuajnë dhe të venë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit. Shefi i zjarrfikëseve të Fierit Zija Hyka në një prononcim për mediat është shprehur mbi operacionin prej me shumë se 12 orësh me flakët në pyllin e Peshtanit që më në fund është mundur të shuhet në mëngjesin e sotëm.