Top Channel/ Zjarre masive në shumë vende të botës! Flakët përpijnë mijëra hektarë tokë
18/07/2023 17:55

Shumë vende në të gjithë botën po përballen me një valë zjarresh, për shkak të temperaturave tejet të larta. Në La Palma të Spanjës mbi 2500 persona janë evakuuar, pasi flakët përpinë mijëra hektarë tokë, duke rrezikuar edhe vendbanimet. Rreth 300 zjarrfikës në terren po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll, teksa kanë marrë përforcime nga avionët zjarrfikës. Era e fortë dhe vala e të nxehtit ka bërë që zjarret të përhapen me shpejtësi, e në disa vende të dalin jashtë kontrollit. Nga ana tjetër në një gjendje të rënduar është edhe Greqia, e cila tashmë është nën pushtetin e zjarreve. Shumë avionë me ujë janë mobilizuar për të ndihmuar dhjetëra ekuipazhe tokësore dhe njësi të lëvizshme që po përpiqen të shuajnë zjarret në rajonet e Atikës, Korinthit dhe Viotisë për të dytën ditë, pasi erërat e forta dhe temperaturat e larta vazhduan të përkeqësonin situatën. Autoritetet lëshuan një alarm të nivelit të katërt. Zjarret vazhdojnë të përhapen në të gjithë Kanadanë, ku deri më tani vijojnë të jenë aktive qindra vatra. Ekspertët raportuan se thatësira është një faktor kryesor i përhapjes së flakëve, së bashku me temperaturat e vazhdueshme mbi normale për vendin verior. Deri më tani si pasojë e flakëve që vijojnë të përhapen me shpejtësi janë evakuuar më shumë se 155,000 persona. Situata është gjithnjë e më shqetësuese pasi vendet janë goditur rëndë nga efektet e ndryshimeve klimatike, me një sërë valësh dërrmuese të të nxehtit, si dhe gjithnjë e më pak reshje. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50