Flakët të cilat kanë përfshirë disa qytete në periferi të Athinës kanë shkrumbuar disa banesa. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në zona industriale të Magulës në Athinë thotë se dëmet janë kolosale dhe se kjo zonë ka shumë dëmtime nga flakët. Linjat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën me energji po rrezikohen nga zjarret që kanë pushtuar vendin. Qindra hektarë pyje janë nën pushtetin e flakëve, ndërsa në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset të cilat e kanë të vështirë shuarjen për shkak të terrenit të vështirë.