Një zjarr ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halil, në Fushë-Krujë, duke shkaktuar një re të dendur tymi që është përhapur në zonën përreth. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të mbetjeve, ndërsa tymi i dendur ka ngritur shqetësime për banorët, të cilët rrezikohen nga ndotja e ajrit dhe përhapja e zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona të tjera.