Një zjarr ra pasditen e së martës në pjesën e pasme të godinës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Fier. Flakët përfshinë një sipërfaqe me barishte të thata, por u vunë shpejt nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës, duke shmangur përhapjen drejt godinës. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e barishteve nga një banor i zonës, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit.