Një banesë pranë burgut të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Flakët kanë djegur dhe një makinë, e cila ka qenë e parkuar anës gardhit të banesës. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Ngjarja detyroi policët e burgut të rrisin gatishmërinë e të kontrollojnë zonën, për të shmangur incidentet mes të dënuarve.