Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme pranë një kodre në zonën e Ujit të Ftohtë. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Nuk dihen ende shkaqet ndërkohë që një subjekt restorant hotel është i rrezikuar të përfshihet nga flakët. Aktualisht po punohet për shuarjen e tij.