Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lushnjës gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 03:30 pas mesnate. Si pasojë e flakëve është djegur pothuajse gjysma e pjesës së çatisë së tregut, si edhe raftet bashkë me mallrat që ndodheshin aty.