Sistemi elektrik i një pallati të rindërtuar pas tërmetit është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Lezhë. Flakët kanë nisur në bllokun e sistemit elektrik në pallatin që ndodhet në lagjen “Skënderbeg”, duke krijuar panik te banorët, të cilët kanë dalë nga apartamentet e tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia.