Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve. Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me bimësi dhe po i afrohen disa ndërtesave aty pranë, ndërsa në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen dhe shuarjen e zjarrit. Ekipet po punojnë gjithashtu për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat përreth.