Top Channel/ Zjarr në QKUK, vdes pacienti- Lëndohen pesë persona të tjerë: E ndezi vetë!
24/08/2023 12:16

Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmoi sot vdekjen e një pacienti për shkak të zjarrit që përfshiu një natë më parë njërën nga dhomat e Repartit të Urgjencës e Psikiatrisë të këtij institucioni. Në njoftim sqarohet se zjarri nisi rreth orës 23:00 në dhomën e mbyllur ku qëndrojnë përkohësisht pacientët që bëhen agresiv dhe humbin vetëdijen. Dyshohet se ka qenë vetë viktima ai që ka shkaktuar shpërthimin e flakëve. “Ishte pacienti që e vuri zjarrin në rrethana ende të panjohura për ne. Për pasojë, ai humbi jetën për shkak të asfiksisë nga tymi, pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në deklaratë. Më tej, bëhet se ditur se shenja intoksimi nga tymi kanë shfaqur edhe pesë persona në këtë klinikë – një paciente, dy mjekë dhe dy infermierë. Ata, sipas QKUK-së, u lënduan “teksa i ofruan ndihmë pacientit në fjalë dhe asistuan evakuimin e pacientëve të tjerë”. QKUK-ja bën të ditur se tashmë rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.Viktima është identifikuar si Nusret S., i moshës rreth 50 vjeç. Mediat vendase thonë se ai dyshohet të ketë pasur një shkrepëse të fshehur, me të cilën ka djegur dyshekun dhe batanijet që ndodhen në këtë dhomë në shërbim të pacientëve.

Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39
Top Channel/ Vrau gruan dhe kunatin, Policia sekuestron armë në banesën e autorit në Kosovë
10/10 12:09
Top Channel/Kosovë, dy të vrarë e një i plagosur. Ngjarja e rëndë në Gjilan, vrau gruan dhe kunatin
09/10 20:04