Një zjarr ka rënë në qendër të Durrësit, në afërsi të kishës katolike Shën Lucia dhe pranë bashkisë. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka rënë në lagjen 3 të qytetit, në një shtëpi të pabanuar. Për shkak të ndërtimeve pa kriter dhe rrugicës së ngushtë, zjarrfikësit kanë hasur vështirësi për t’iu afruar shpejt vatrës së zjarrit.