Një zjarr u regjistrua mesditën e stome në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke përfshirë një apartament në katin e tretë. Flakët dhe tymi i dendur kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut. Pas njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat punuan për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të lehtësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.