Një zjarr i madh ka shkatërruar mesditën e sotme një fermë blegtorie në Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti. Flakët shpërthyen mesditen e sotme dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë. Fermerët dhe banorët e zonës u përpoqën të shpëtonin kafshët, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse të Patosit.