Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Aqif Qafa” në Elbasan. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit. Flakët rrezikuan edhe banesa përreth, pasi ekzistojnë shtëpi të tjera ngjitur në të njëjtën çati.