Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në Lagjen e Re, në Bulqizë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas informacioneve paraprake, në banesë jetonte një person me aftësi të kufizuara, i cili është nxjerrë në kohë nga banesa nga fqinjët.