Njoftimi për flakët është marrë rreth orës 16:05, ndërsa menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur grupi i patrullimit që ndodhej në zonë dhe shërbimi zjarrfikës nga stacioni .Në mbërritje, u konstatua se zjarri kishte përfshirë barishte dhe shkurre. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në territorin përreth.Një grup i shërbimit zjarrfikës do të vijojë monitorimin e zonës për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.